“Babalja” arratiset nga Kosova në drejtim të Hungarisë

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Albert Veliu, i njohur si “Babalja”, personazhi që trazoi politikën majin e vitit 2018 përmes audio-përgjimit ku pretendonte të fliste me vëllanë e ish-ministrit të Brendshëm për çështje droge, është arratisur nga Kosova. Teksa po hetohet nga Prokuroria e Tiranës për akuzën e “kallëzimit të rremë”, Veliu, i ndaluar më herët në Kosovë ku edhe kërkoi azil politik, është larguar drejt Hungarisë.

Burime pranë prokurorisë së Tiranës konfirmuan se në fund të Dhjetorit 2018 janë informuar në rrugë zyrtare nga drejtësia e Hungarisë për arrestimin e Albert Veliut në territorin e tyre. Veliu është prangosur për llogari të masës së sigurisë “arrest në burg” dhënë në mungesë nga drejtësia në Shqipëri. Për këtë shkak, drejt Hungarisë ëshë dërguar një kërkesë për esktradimin e tij në vendin tonë për t’u vënë në dispozicion të drejtësisë.

Por situata duhet se do të jetë edhe më e komplikuar. Në një komunikim telefonik me avokatin e tij në Kosovë, Tom Gashi, ABC News mësoi se Albert Veliu nuk ndodhet në Hungari, por në Belgjikë.

“Unë jam informuar se Albert Veliu është arrestuar në 25 Dhjetor 2018 në Hungari. Ai është liruar dy ditë më vonë, në 27 dhjetor, pasi është provuar se anëtarët e tjerë të familjes së tij kishin statusin e azilkërkuesit në Bruksel”, tha avokati. Sipas Gashit, më tej Veliu është liruar dhe lejuar të shkojë në Bruksel tek familjarët e tij, ku edhe ka kërkuar azil politik.

Marrja e deklarimeve të Albert Veliut është një nga veprimet e fundit hetimore të kësaj çështjeje, për të cilën janë nën hetim edhe Fredi Alizoti, i dyshuar si aktruesi i zërit të vëllait të ish-ministrit, gazetari Jetmir Olldashi dhe deputeti Ervin Salianji. Hetimi i kësaj çështje nisi nga Prokuroria për Krimet e Rënda por pas disa muajsh i kaloi për kompetencë Prokurorisë së Tiranës

 

Zjarr Tv Ad