Babë e bir bëjnë për spital të moshuarin, gruaja: Drejtësi!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Babë e bir, banues në fshatin Qinam të Kolonjës kanë rënë në prangat e policisë për dhunimin e ish dekanit të Universitetit të Korçës, Ilo Mele.

Të arrestuarit janë shtetasit Agron dhe Gjergji Murataj, babë e bir të njohur si persona me precedent penalë.

Sipas policisë, këta shtetas në fshatin Skorovot, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive pronësie, dyshohet se kanë goditur me sende të forta në trup shtetasin Ilo Mele, banues në Tiranë, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Konflikti per pronen – Autorët kanë pranuar se kanë ushtruar dhunë dhe se motivi ka qenë prona.

“ Toka eshte e jona. E ka patur gjyshi shume vite me pare. Me dokumenta te rregullta. Nuk do lejojme qe te na e marrin. E pranojme dhunen dhe e kemi bere me vetedije te plote. Do i shkojme te drejtes deri ne fund. Tokat i kemi nga gjyshi me dokumentat e vjetra.”

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Ngjarje e paralajmëruar – Bashkëshortja e Ilo Meles, në një prononcim tregon se të njëjtët persona i kishin dhunuar edhe një vit më parë të shoqin, duke e goditur në kokë.

“Gjykata i liroi. Ndjehemi të rrezikuar për jetën. Kërkojmë autorët te marrin dënimin e merituar. Autorët janë persona me precedentë penalë. U dhunua me dru në kokë dhe ka 8 qepje. Është në gjendje të rënduar psikologjike”.

Zjarr Tv Ad