Babë e bir humbën jetën, Elisa Spiropali shkon për ngushëllime në familjen Rushaj: Nëna, motrat, qanin vëllain dhe bashkëshortin….

0
119
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdheniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shkuar për ngushëllime në familjen Rushaj të cilët humbën në mënyrë tragjike dy njerëzit më të dashur.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali e pikëlluar i është bashkuar hidhërimit të familjarëve të Pjetër dhe Jason Rushaj, babë e bir të cilët u ndanë nga jeta pasi përroi rrëmbeu makinën e tyre.

“Për ngushëllim në familjen Rushaj ku nëna dhe motrat qajnë vëllain, babain dhe bashkëshortin.

E pikëlluar i bashkohem dhimbjes së familjes, fisit, të afërmve, miqve, fqinjëve dhe gjithë malësorëve që humbën një burrë punëtor e të dashur, e djalin e vetëm të një familjeje fisnike!

Zoti ju forcoftë! Dritë pastë shpirti i tyre i mirë”, shkruan Spiropali.

Kujtojmë që ditën e djeshme Petrit Rushaj së bashku me djalin dhe vajzën ishin duke udhëtuar me makinë, kur mjeti u rrëmbye nga rrjedha e përroit në Bogë, vajza arriti të dalë në kohë dhe shëtoi, kurse babë e bir mbetën të bllokuar dhe fatkeqësisht sot janë gjetur të pajetë.

Zjarr Tv Ad