Babë e bir nga Tropoja humbin jetën në Gjakovë

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident i rëndë automobilistik ka rezultuar fatal për dy pjesëtarë të së njëjtës familje, atë e bir, 42 dhe 9 vjeç nga Tropoja.

Ngjarja ku mbetën të lënduar edhe 6 shtetas të tjerë shqiptarë, ka ndodhur ditën e premte në fshatin Korenicë të Gjakovës.

Mësohet se 42-vjeçari ka ngarë me shpejtësi një autoveturë të tipit ‘Golf’, që për pasojë është përplasur me një mjet tjetër. Ditën e sotme është publikuar një video që shfaq momentin e përplasjes, përmbajtje e filmuar rastësisht nga vetë protagonistët e mbijetuar të aksidentit. Viktimat dhe të lënduarit e aksidentit ishin të gjithë banorë të Tropojës, me përjashtim të një shtetaseje angleze.

‘Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, ku dy meshkuj shtetas të Shqipërisë kanë pësuar lëndime vdekjeprurëse, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona tjerë që të gjithë shtetas të Shqipërisë, të cilët janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor’, shkruhet në deklaratën e lëshuar për mediat nga Policia e Gjakovës.

 

Zjarr Tv Ad