Babi hodhi fëmjët nga dritarja/ Kroatët ngrihen në protesta

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa mijëra kroatë demonstruan të shtunën në Zagreb, duke kërkuar masa më të ashpra kundër dhunës në familje dhe më shumë trajnime për punonjësit  shtetërorë  që t’i ndihmojnë të dhunuarit  t’i zgjidhin problemet. Tubimi u nxit nga rasti i fundit në ishullin Pag të Adriatikut ku një baba hodhi 4 fëmijët e tij nga një dritare e katit të sipërm. Fëmijët e moshës tre, pesë, shtatë dhe tetë vjeç pësuan dëmtime të rënda.

Protesta u organizua nga lëvizja e rrjeteve sociale “#spasime” (Më shpëto) e cila në vetëm dy javë mblodhi më shumë se 45.000 mbështetës online.

“Ne duam që dhuna në familje të trajtohet si akt kriminal, jo si një shkelje”- tha një nga aktivistët.

Protestuesit  kërkojnë edukim më të mire në shkolla dhe më shumë trajnime për punonjësit shtetërorë për të luftuar incidentet e dhunës.

Ata gjithashtu kërkojnë një asistencë telefonike 24 orë, që viktimat të raportojnë dhunën.

“Është e dukshme se institucionet po dështojnë në punën e tyre, shifrat statistikore janë shkatërruese për shoqërinë tonë”- tha për televizionin shtetëror Jelena Otasevic Babic, një nga organizatoret kryesore.

Midis 2012-2017, 50 gra janë vrarë nga partneret e tyre, ish partneret ose njerëz të tjerë të afërt. Vetëm në 2017 ishin raportuar në polici 11.506 raste të dhunës në familje. Kryeministri Andrej Plenkovic ishte prezent përgjatë turmës së demonstruesve të shtunën dhe ai tha se ishte i gatshëm t’a trajtonte këtë çështje.

“Unë jam këtu më pak si kryeministër dhe më shumë si një qytetar i shqetësuar”-tha ai.

Një nga liderat e fushatës tha se do të japin kërkesat e tyre tek autoritetet të hënën-“Presim Dialog”.

 

 

Zjarr Tv Ad