‘Bah, është shumë e shëmtuar’! Edhe ministri i Brazilit e fyen Zonjën e Parë të Francës

0
32

Edhe një ministër i qeverisë së Brazilit tha se Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron është “me të vërtetë e shëmtuar”. Deklarata u bë dje, të enjten dhe vetëm disa ditë pasi edhe Presidenti i Brazilit e fyeu për pmajen e saj, Brigitte Macron-in.

Ministri i Ekonomisë braziliane Paulo Guedes u shpreh se binte dakord me komentet e Presidentit Jair Bolsonaro në lidhje me pamjen e gruas së Macron. “Presidenti e tha dhe është e vërtetë,” tha ai gjatë një orumi ekonomik: “Gruaja e tij është me të vërtetë e shëmtuar.”

Më vonë, një sekretar i tij dha një deklaratë, në të cilën u shpreh se ministri Guedes “kërkon falje për shakanë që bëri sot gjatë një dalje publike kur përmendi Zonjën e Parë të Francës”.

I pari ishte Presidenti Bolsonaro, që edhe ai u kritikua javën e kaluar kur shkroi në një koment në Facebook, që nënkuptonte se gruaja e Presidentit francez Emmanuel Macron nuk ishte aq tërheqëse sa gruaja e tij Michele Bolsonaro, me të cilën ka 27 vite diferencë moshe. Ai shkroi: “Tani e kuptoni pse Macron po e përndjek Bolsonaro-n” pranë fotografive të dy zonjave të para.

Presidenti francez Macron e quajti sjelljen e Bolsonaros “jashtëzakonisht të pasjellshme” dhe Presidenti brazilian më pas u detyrua ta fshijë komentin e tij.

Brazili dhe Franca janë konfliktuar gjatë javëve të fundit për trajtimin e zjarreve në Amazonë, pylli më i madh në botë, i cili është thelbësor për një klimë të qëndrueshme globale.