Bahri Shaqiri për KLSH, Spiropali: Nuk kemi asgjë personale, do i përmbahemi ligjit

0
84
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në deklaratën e parë për mediat, si ministre e marrëdhënieve me parlamentin, Elisa Spiropali, iu përgjigj interesit të mediave, lidhur me propozimin e Presidentit Ilir Meta, që Bahri Shaqiri të jetë në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Ne nuk kemi asgjë me Bahri Shaqirin personalisht, do ta shqyrtojë e do të veprojmë në përputhje me ligjin”, u shpreh Spiropali.

Ky qëndrim i saj vjen pasi një ditë më parë, kreu i komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja, e cilësoi të pamundur kalimin e kandidaturës së tij.

Në këtë drejtim Spiropali tha se, “Ne kemi besim te Manja, në rastin konkret përcakton faktin që kandidati duhet të ketë eksperiencë financiare, që nuk duket se nuk është marrë parasysh nga Presidenti”.

Më herët ajo komentoi qëndrimin e opozitës, pas anulimit të Partneritetit Publik Privat për rrugën Thumanë-Kashar, në mënyrë që fondet të shkojnë për Paktin për Universitetin.

Ministrja tha se kjo qeveri është edhe fryt i protestës së studentëve dhe padyshim do bëjë për studentët më shumë se sa është bërë në gjithë këto vite.

Zjarr Tv Ad