Bajern Mynih bën blerjen më të shtrenjtë në histori

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Uli Hënes e pati lajmëruar mediat e shkruanin prej kohësh, ndërsa sot është fakt! Revolucioni i Bajernit të Mynihut ka nisur dhe me një bum të jashtëzakonshëm që bën tifozët të besojnë te ringritja e shpejtë e makinës perfekte bavareze Sepse tanimë është zyrtare, Lukas Hernandez është bavarez. Kontratë 5 vjeçare për francezin që do fillojë nga 1 korriku 2019. Kostoja e transferimit është 80 milionë euro duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e Bayernit dhe Bundesligës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez, ndërsa Hernandez është shprehur i lumtur për këtë transferim. “Sot është një nga ditët më të rëndishme në karrierën time futbollistike. Bajerni i Mynihut është një nga klubet më të mëdha në Europë. Jam i lumtur që do të luftoj bashkë me Bajernin për sa më shumë tituj”.

 

Zjarr Tv Ad