Bajram Begaj betohet si President, cilët janë deputetët e opozitës që morën pjesë (Emrat)

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Bajram Begaj ka bërë pasditen e sotme betimin në Kuvendin e Shqipërisë si kreu i ri i shtetit.

Begaj do të jetë Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë post komuniste.

Gjatë betimit të tij morën pjesë mazhoranca qeveritare, ku në sallë ishin deputetët e shumicës, por edhe kryeministri Edi Rama bashkë me ministrat.

Ndërkohë që të pranishëm në seancë ishin gjithashtu ish-kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetët, Bujar Leskaj, Ervin Salianji, Grida Duma, Oriola Pampuri, Xhalal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjemarkaj.

Gjithashtu të pranishëm në seancë ishin dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetja Erisa Xhixho.

Zjarr Tv Ad