Bajram Begaj jep dorëheqjen te Peleshi e Rama, pritet vendimi i Metës për shefin e Forcave të Armatosura

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjeneral Bajram Begaj ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i Shefit të Shtabit të Forcave të Armatosura, shkruan newsbomb.al. Kërkesa e tij i është dërguar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe kryeministrit Edi Rama.

Këtë e ka konfirmuar pak më parë dhe Taulant Balla, i cili ka shprehur ndërkohë se pritet që në minutat dhe orët në vazhdim, dhe Presidenti Ilir Meta të firmosë lirimin nga detyra të gjeneralit që do të jetë pasardhës i tij.  

“Kandidati për President ka depozituar te Ministri i Mbrojtjes dhe Kryeministri kërkesën e tij nga detyra e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Forcat e Armatosura.

Ligji për Forcat e Armatosura parashikon se ushtarakët duhet të japin dorëheqjen para se të zgjidhen.

Kjo procedurë do përfshijë brenda minutave në vijim dhe Presidentin e Republikës aktual. I cili duhet të bëjë dhe lirimin dhe kjo nuk do jetë një betejë e radhës me Presidentin aktual.

Megjithatë, ne kemi menduar dhe mënyrën e zgjidhjes së këtij ngërçi nëse na krijohet”, u shpreh Taulant Balla, kreu i Grupit të PS.

Zjarr Tv Ad