Bajram Çekorja vrasësi i dyshuar i 19-vjeçarit në Shkodër, dy javë më parë i vranë babain

0
163
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim shtetasin Bajram Çekorja si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e 19 vjeçarit, Erjon Xhenje mbrëmjen e 18 shtatorit.

Blutë e Shkodrës bëjnë me doje se gjatë hetimeve për zbardhjen e ngjarjes është identifikaur dhe shpallur në kërkim Bajram Çekorja si i dyshuari kryesor për vrasjen e 19 vjeçarit.

Ndërkohë, policia gjithashtu ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët mendohet se kanë qenë të implikuar në vrasjen e Erion Xhenje.

Sipas policisë dy shtetasit e tjerë dyshohet se kanë ndihmuar Çekorjen, ku njëri prej tyre mendohet se ka qenë në motor, ndërsa tjetri ka treguar lëvizjet e 19 vjeçarit mbrëmjen e ngjarjes.

Bajram Çekorja nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi dyshohet se mbrëmjen e 25 gushtit së bashku me Tornato Fushën qëlluan me breshëri plumbash drejt Alban Bruçit në një tentativë për ta ekzekutuar, por ky i fundit arriti të shpëtojë i palënduar.

Ndërkohë, më 2 shtator të këtij viti i ati i Bajram Çekorja, Ismet Çekjorja, u vra me armë zjarri në lagjen Kiras të Shkodrës.

Deri më tani autorët e vrasjes së Ismet Çekorjes nuk janë vënë para drejtësisë, ndërkohë i biri i tij vijon të jetë i dyshuari kryesor i policisë për ngjarjet e ndodhura së fundmi në Shkodër.

Njoftimi i plotë:

Shkodër Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 24-vjeçar, i dyshuar si autori kryesor i ngjarjes së ndodhur në datën 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një shtetas.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore për zbardhjen e ngjarjes të ndodhur më datë 18.09.2022, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 19-vjeçar, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi B. Ç., 24 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar si autori kryesor i kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore dhe provat e grumbulluara dyshohet se shtetasi B. Ç., më datë 18.09.2022, rreth orës 20:10, në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku” Shkodër, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Xh., 19 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit të territorit nga shërbimet e shumta të Policisë, në rrugën “Saçej”, në lagjen “Guerile”, është gjetur një motomjet i djegur plotësisht, si dhe 1 armë zjarri pistoletë, që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Po punohet për kapjen e shtetasit B. Ç., identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”.

Zjarr Tv Ad