‘Bajrami’, Veliaj mesazh politikanëve: Jetoni jetën që predikoni

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë, në ditën e Fiter Bajramit. Nga KMSH-ja, Veliaj ndan edhe një mesazh për politikanët, që të jetojnë jetën që predikojnë dhe të marrin shembull nga komuniteti mysliman.

Kryebashkiaku Veliaj tha se në këtë ditë është koha të ulim kokën dhe të kthejmë vëllazërinë në stil jetese.

“Faleminderit gjithë vëllezërve dhe motrave që e kanë kthyer Bajramin në festë solidariteti. Thirrja ime është të vazhdojmë këtë solidaritet.

Njerëzit që janë më sherrxhinj dhe helmues i japin mend njerëzve të komunitetit. Sot është një ditë e mbarë për besimtarët por një ditë e trishtë për politikanët. Detyra e secilit prej nesh të jetojë jetën që predikon. Sot është koha të ulim kokën dhe marrim mësim nga ata që e kanë kthyer vëllazërinë në stil jetësen. Më shumë dashuri , më shumë ndihmë më shumë solidaritet. “-tha Veliaj.

Zjarr Tv Ad