Balaj dhe Uzuni: Duam fitoren me Andorrën

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas asaj humbje të mbrëmshme me Turqinë që në startin eliminatoreve të europianit, që solli edhe largimin e trajnerit Panuçi, në konferencën e zakonshme për shtyp kanë dalë Bekim Balaj dhe sulmuesi Myrto Uzuni. Të dy sulmuesit kanë folur shkurt dhe dukej qartë trishtimi për rezultatin e ndeshjes së mbrëmshme. Ajo që ka bërë jo pak habi ka qenë fakti, që si Uzuni dhe Balaj nuk kanë preferuar të flasin për largimin e trajnerit Panuçi. “Të jemi të përqendruar dhe të punojmë mirë psikologjikisht. E mësuam sot në mëngjes që do të ikte. Nuk dua të flas për largimin e Panuçit”- ka thënë Myrto Uzuni.
Ndërsa sa u përket ndeshjes së mbrëmshme sulmuesi beratas, ka thënë se kanë qenë vendimtare mungesa e konkretizimit para portës në rastet që patëm. “Kemi bërë një pjesë të parë të mirë. Na penalizoi fakti që nuk shfrytëzuam mundësitë që na u dhanë. Donim të merrnin rezultat pozitiv pasi ishim përpara tifozëve tanë. Na penalizoi goli i dytë. Jam i gatshëm të luaj kudo për këtë fanellë. Edhe te Lokomitva kam luajtur në krahë dhe në majë të sulmit” – tha Uzuni.
Ndërsa për sa i përket ndeshjes me Andorrën, sulmuesi 23-vjeçar ishte i qartë se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç fitores. “Kemi bërë një hap pas. E kemi detyrim këtë fitore. Nëse nuk fitojmë jemi jashtë garës. Nuk ka mbaruar asgjë. E kemi detyrim tani të fitojmë në Turqi”
Në të njëjtën linjë me Uzunin ishte edhe Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran që luajti titullar mbrëmjen e djeshme ka thënë se mungesa e golave në pjesën e parë ishin penalizues. “Dëshira ishte e madhe dhe ndoshta nuk e shfaqëm dot, goli i dytë u shënua shumë shpejt dhe aty u penalizuam. Kjo ndikoi shumë te besimi i skuadrës”- u shpreh sulmuesi shkodran.
Edhe për Bekim Balajn nuk ka asnjë alternativë tjetër në ndeshjen me Andorrën përveçse fitores për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. “Ndeshja me Andorrën është një obligim për ne, kjo nuk do të thotë se është e lehtë. Por aty do të bëjmë çfarë është e mundur të dalim me fitore. Në turet eliminatore llogaritë bëhen me pikë dhe ndeshja vlejti tre pikë, pak rëndësi ka historia se si e kemi nis, po të shohim historinë ndoshta më mirë që humbëm, sepse një herë jemi kualifikuar. Humbja sigurisht na penalizon, por rrugëtimi është i gjatë dhe ky ekip ka treguar që edhe në ndeshje direkte ndaj Turqisë kemi arrit të fitojmë në fushën e tyre”-tha Balaj.

Zjarr Tv Ad