Balena përmbys varkën, vdesin 5 persona

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pesë persona kanë vdekur pasi një varkë u përmbys në Zelandën e Re, ka thënë policia. Dyshohet se anija u përplas me një balenë.

Njëmbëdhjetë persona ishin në bordin e varkës 8.5 metra kur ajo u përmbys të shtunën në mëngjes në Goose Bay pranë qytetit të Kaikōura në ishullin jugor, tha policia.

Gjashtë persona u shpëtuan dhe pesë trupa u gjetën nga brenda anijes nga zhytësit e policisë.

Craig Mackle, kryebashkiaku i Kaikōura, i tha transmetuesit kombëtar RNZ se besohej se varka u përplas me një balenë.

Policia tha se ka pasur një përplasje, por ende nuk është përcaktuar shkaku i saj.

Rreshteri Matt Boyce tha se ishte një “ngjarje e paprecedentë” dhe një tragjedi, sipas New Zealand Herald. Policia po punon për identifikimin zyrtar të të vdekurve.

Mackle i tha Associated Press se uji ishte i qetë në kohën e aksidentit dhe dyshimet ishte se një balenë kishte dalë nga poshtë varkës.

Ai tha se vendasit kishin ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit gjatë gjithë ditës.

Besohet se grupi, i cili kishte ardhur nga e gjithë Zelanda e Re, ishte në një varkë që i përkiste një biznesi lokal peshkimi./Abcnews.al/

Zjarr Tv Ad