Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka patur një bisedë telefonike me homologen e saj britanike, Suella Braverman.
Është kjo e fundit që ka treguar në rrjetet sociale se çfarë ka biseduar me të. Braverman ka përgëzuar Ballën për detyrën e re.
Së bashku, ata kanë rënë dakord që të intensifikohet marrëdhëniet e punës mes dy vendeve.
“Kënaqësi të flas me ministrin e ri të Brendshëm shqiptar, Taulant Balla dhe ta përgëzoj për detyrën e tij të re. Ne ramë dakord të intensifikojmë marrëdhëniet tona të ngushta të punës për të arritur qëllimet tona të përbashkëta, duke përfshirë trajtimin e emigracionit të paligjshëm, korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Suella Braverman.