Balla: Burg për ata që pengojnë zgjedhjet

0
85
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PS paralajmëron opozitën me burg nëse do të tentojnë të pengojnë zhvillimin e zgjedhjeve në 30 Qershor. Nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i selisë rozë u shpreh se PS do të çlirojë bashkitë që deri më sot janë qeverisur nga PD dhe LSI. Partia Socialiste është e vendosur për të shkuar në zgjedhjet e 30 qershorit edhe nëse PD dhe LSI nuk do të regjistrohen.

Nga Elbasani, sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla paralajmëroi opozitën dhe mbështetësit e saj me burg nëse do të tentojnë të pengojnë zgjedhësit të shkojnë në votim apo të dëmtojnë qendrat e votimit.

Balla u shpreh se PS në zgjedhjet vendore do të fitojë edhe ato bashki, të cilat deri me sot janë qeverisur nga PD dhe LSI, duke e cilësuar si opozitë pa alternativë.

Edhe për mungesën e votës së emigrantëve PS ka bërë fajtore PD.

Gjithashtu drejtuesit e PS ju kanë dhënë porosi strukturave që të ketë një komunikim korrekt dhe të vazhdueshëm me mediat si dhe  në Portalin “Bashkitë që Duam”

 

Zjarr Tv Ad