Partia Socialiste ka fituar edhe Bashkinë e Lushnjës. Të pranishëm kanë qenë Drejtuesi Politik i Fierit Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe.
Kur ka dalë rezultati Balla dhe Braçe kanë përqafuar kandidaten Eriselda Sefa, e cila do të jetë dhe kryetarja e re e Bashkisë së Lushnjës.
Numërimi ka përfunduar por KQZ ende s’ka përditësuar nga të dhënat e fundit shifrat ishin: Eriselda Sefa e PS me 21216, Indrit Sefa i PD me 3752 dhe Elton Bano i Shtëpisë se Lirisë me 11113.
Pas përfundimit të numërimit Balla u shpreh se tani i presin shumë punë para.
“Na presin plot kantiere të mëdha pune dhe unë gjej rastin se ato do fillojnë menjëherë. Të gjitha angazhimet që kemi marrë, do t’i qëndrojmë fjalës së dhënë. Gjej rastin t’i uropjë Eridseldës suksese në këto votëbesim të suksesshëm.
Këtu do jemi përsëri edhe pas 1 viti. Unë mendoj se na duhet më shumë punë për përballjen vitin e ardhshëm. Pjesëmarrja ka qenë e ulët në të gjitha bashkitë. Ne do vazhdojmë te çështjet që lidhen me bujqësinë, infrastrukturën. Lushnja e kongresit duhet të marrë vendin që i takon”, tha Balla.
“Falenderoj qytetarët e Lushnjës. Alternativat që unë shpreha gjatë fushatës do të vihen në zbatim gjatë këtij viti. Edhe ata qytetarë që mbështetën alternativën tjetër, do të gjejnë një institucion të hapur në Bashkinë e Lushnjës. Shumë faleminderit, jam vërtet mirënjohëse për këtë votëbesim”, tha Sefa.