Balla, Elbasani ty të do”, FIFA gjobit Shqipërinë për dronin në “Elbasan Arena”

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

FIFA ka gjobitur Shqipërinë me 37.500 franga për dronin e ngritur në “Elbasan Arena” gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Hungarisë në kuadër të Botërorit, Katar 2022.

Droni i cili u ngrit mbi stadium kishte një mesazh për kryetarin e grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, të cilin kryeministri Edi Rama e largoi si drejtues nga ky qark duke e dërguar në Fier.

“Taulant Balla, Elbasani ty të do” ishte mesazhi në mbështetje të socialistit që valëvitej mbi dron, ndërsa i gjithë stadiumi shpërtheu në kor “Rama Ik”.

Zjarr Tv Ad