Balla: Eriselda Sefa kandidatja e duhur, përballë koalicionit kundër SHBA-ve dhe kandidatit të Bashës që e sollën me zor nga Tirana

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Balla shtoi se ajo është kandidatura e duhur përballë emrit të koalicionit “non-grata” të rrjeshtuar kundër SHBA, por edhe përballë kandidatit të Lulzim Bashës, që sipas tij u soll me zor nga Tirana për të kandiduar në Lushnje. “Kryetari i Partisë Socialiste pas konsultimit për të rënë dakord mbi kandidatin e që do të garonte për këto zgjedhje të pjesshme vendore, për një mandat që përfundon në vitin 2023, vlerësoi kandidaturën e Eriseldës si një kandidaturë shumë të përgatitur e cila i bën nder Bashkisë Lushnje dhe koha do të tregojë dhe për fat të mirë ne do të jemi bashkë këtu sepse ky është një mandat vetëm një vjeçar. Ne morëm një vendim që Eriselda do të komandohet të Bashkisë por autoriteti në krye të Bashkisë apo mua si deputet na vjen kur kemi besimin e njerëzve, pra nëse nuk ke votëbesimin e njerëzve nuk vlen.

Kështu që 6-Marsi erdhi dhe unë do të kërkoja një votë unanime për Eriseldën në Fiershegan ndaj jam i gatshëm bashkë me ju të vij të trokas edhe në dyert e atyre që kanë 30-vite që kanë votuar Partinë Demokratike. Mund të jesh me Partinë Demokratike sepse jo të gjithë do të jenë në krahun tone, por kësaj radhe përse i duhet vota një demokrati? Për t’ia dhënë kandidatit të Saliut dhe Ilir Metës? Si mundet një demokrat 24-karatësh ta investojë votën në një koalicion që është ndërtuar kundër SHBA-së? Por a mundemi ne shqiptarët ti kundërvihemi SHBA-së, pa të cilët ne s’do të kishim ekzistuar si komb? Në vitin 1920 Kongresi i Lushnjës merrte vendimet dhe mbështetjen e tyre e gjente tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Apo ti japim votën kandidatit të Lulit, të cilin e bindën me zor sepse mbeti Luli pa kandidat sepse nuk pranonte asnjëri dhe morën njërin nga Tirana dhe e sollën në Lushnje.”, u shpreh Balla.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, shtoi se qeveria në bashkëpunim me bashkinë do ta kenë vëmendje të veçantë për fshatin ndaj vota për Eriselda Sefën në 6 mars është garanci për të cuar përpara projekte të rëndësishme në në të gjithë territorin gjeografik të Bashkisë Lushnje. “Ta kthejmë votimin e 6-Marsit si një votëbesim për Eriselda Sefën, vajzë e kësaj zone. Pas 102 vitesh nga Kongresi i Lushnjes të kemi mundësinë ti japim Bashkisë Lushnje një vajzë, një grua shumë të dedikuar që në kohën e duhur kemi gjetur njeriun e duhur për të shëruar dhe për të çuar përpara projekte për Lushnjen sepse nuk do të fokusohemi vetëm në qyetet por do të kemi vëmendjen të veçantë tek fshatrat,” u shpreh z. Balla.

Kandidtja e PS  Eriselda Sefa deklaroi se në Njësinë Administrative Fiershegan pas ndërtimit të dy shkollave moderne, tanime do të jetë prioritet nderhyrja nën një tjetër shkolle si dhe rikonstruksioni i disa rrugëve.

Zjarr Tv Ad