Sekretari i Përgjithshëm dhe njëherazi kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Elbasan, Taulant Balla, pas takimit me ambasadorin britanik Duncan Norman, ka folur për mediat duke treguar detaje nga takimi.
Balla u shpreh s’e tema kryesore e bisedës, ishte procesi i votimit dhe fletët e votimit të cilat sipas tij, janë duke u vonuar nga përfaqësuesit e PD-së në KQZ.
“Jam i sigurt që populli i Elbasanit do të dëshmojë një kulturë të lartë demokratike. Apeli im është që të votoni masivisht. Me ambasadorin patëm një bisedë miqësore. Kemi rënë dakord që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të përmbyllë sa më shpejt çështjen e fletës së votimit që ne të kemi mundësi t’i shpjegojmë qytetarëve mënyrën e votimit.
Nuk gjej arsye pse vjen kjo vonesë. U lutem përfaqësuesve të PD të mos vonojnë procesin në KQZ. Së bashku me ambasadorin britanik ramë dakord që partitë politike ti heqin duart një herë e përgjithmonë nga procesi i administrimit
Dua të them që PS do të punojë çdo ditë që të kemi zgjedhje normale. Apeli im ndaj PD është të sillet e përgjegjshme sepse kam parë që edhe në zonat tona të Elbasanit mbledhin njerëz dhe i çojnë në vende pa maska duke shkaktuar përhapje të infeksionit”.