Balla flet pas takimit me Metën: Ja data që propozoi presidenti për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla pas takimit me Ilir Metën në Presidencë, është shprehur se presidenti mendon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën 6 Mars.

Deklarata e Ballës:

“Jemi ftuar nga presidenti sot për një takim konsultativ lidhur me vakancat prej shumë kohësh në shumë bashki të vendit. I thashë presidentit se ky institucion duhet ta kishte ushtruar këtë detyrim ligjor që në njoftimin më të parë për krijimin e vakancave duke filluar nga më e para e krijuar në gusht të vitit 2018 në bashkinë e Shkodrës.

Respekti ndaj kushtetutës është detyrim nga të gjitha institucionet. Zgjedhjet duhet të ishin zhvilluar brenda afatit 45-ditor. Dhe për ne nuk ka asnjë datë. Data është e përcaktuar nga ligjit dhe kushtetuta. Nga presidenti jemi informuar edhe me institucionet përgjegjëse për zhvillim. Presidenti mendon që zgjedhjet duhet të zhvillohen në datën 6 Mars”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad