Balla ftoi Bashën t’i bashkohet për shkarkimin e Metës, vjen reagimi i parë nga PD: Gjëja e vetme që duhet të merremi është vjedhja e votave

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalës së mbajtur paraditen e sotme në seancën plenare ku po diskutohej ngritja e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidenti Meta, Taulant Balla, ftoi publikisht liderin e opozitës Lulzim Basha, t’i bashkohet socialistëve në rrugën e shkarkimit të kreut të shtetit. Partia Demokratike ka zgjedhur të reagojë përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili shprehet në Tëitter se e vetmja gjë me të ciliën duhet të merren demokratët në këto momente ka të bëjë me vjedhjen dhe manipulimet zgjedhore.

Gjëja e vetme me të cilën duhet të merremi dhe sigurisht Taulant Balla nuk pranon të bëjë, është vjedhja më e madhe e votave në historinë e Shqipërisë. Rama-Doshi-Rakipi e çoi vendin tonë në një masakër masive elektorale dhe viktimë janë qytetarët shqiptarë.

Detyra jonë është të qëndrojmë të vendosur dhe të luftojmë fort për kthimin e demokracisë në vend. Çdo çështje tjetër, synon që të shmang vëmendjen nga masakra elektorale Rama-Doshi-Rakipi, që është turpi i vetëm i Shqipërisë“, shkruan Gazmend Bardhi në Twitter.

Zjarr Tv Ad