Balla i ndërhyn gjatë fjalës, Petrit Vasili i kthehet me ofendime: O skizofren, mos bëj si idiot

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi ka nisur me debate dhe replika të forta në parlament, akuza e kundër akuza.

Kështu ka ndodhur edhe gjatë fjalës së deputetit të PL, Petrit Vasili, i cili gjithashtu ka nisur debatin për kohën. Ai ka kërkuar që t’u jepet më shumë kohë për të folur.

E gjatë fjalës e ka ndërprerë Taulant Balla, ku Vasili nuk i ka kursuer sharjet dhe ofendimet duke e qujatur “skizofren”.

“Boll i gënjyem shqiptarët, neni 28 pika tre është konsumuar që kur e futet me procedurë të përshpejtuar. O skizofren, nuk flet fare për kohën e diskutimit. Na lerë ta lexojmë mos bëj si idiot…Po qetësohu mo” tha Vasili.

Zjarr Tv Ad