Balla ironizon LSI-në: Ajo forcë e parë nga shkoi?

0
575
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PS-së në Elbasan, Taulant Balla në një postim në Facebook ka falenderuar të gjithë votuesit e këtij qarku.

Balla ka ironizuar LSI-në lidhur me faktin që kishte deklaruar se do dilte forcë e parë.

Reagimi i Ballës:

Falenderimi i parë u shkon të gjithë mbështetësve të këtij drejtimi që mori Shqipëria sot, një drejtim që i bën mirë Shqipërisë. E rëndësishme është që ne do ta lexojmë mirë të gjithë këtë besim të madh që na dha qarku i Elbasanit. Jam shumë i sigurtë që gjithçka kemi nisur, për t’u shërbyer shqiptarëve në të shtatë bashkitë e qarkut të Elbasanit, do ta bëjmë me përgjegjësi të lartë. Nuk e shohim këtë thjesht dhe vetëm si një fitore elektorale, por e shohim si marrjen e një besimi dhe një përgjegjësie shumë të madhe të shumë punëve që na presin për të bërë së bashku. Ne nuk heqim dorë nga angazhimi ynë për sa më shumë punësim, për sa më shumë mirëqenie dhe sigurisht për një shtet që t’u shërbejë të gjithëve. Procesi i numerimit në Elbasan ishte një proces i vështirë, por gjithçka shkoi brenda standardeve dhe tashmë çdo parti politike duhet të pranojë rezultatin. Ajo forca e parë nga shkoi?”- tha Balla.

Zjarr Tv Ad