Balla iu dorëzon kryetarëve të grupeve parlamentare projekt-rezolutën e Kuvendit për Ukrainën

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Përmes një postimi në facebook Balla deklaron se kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme🇦🇱, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

KUVENDI I SHQIPËRISË

I kam dorëzuar sot pasdite kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike, të “Aleancës për Ndryshim” dhe të “Demokraci dhe Integrim” një projekt-Rezolutë të Kuvendit të Shqipërisë “PËR MBËSHTETJEN E SOVRANITETIT DHE TËRËSISË TERRITORIALE TË UKRAINËS

DHE MBROJTJEN E PARIMEVE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE DHE TË SIGURISË EVROPIANE”.

Kjo projekt-Rezolutë është konsultuar paraprakisht me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme🇦🇱, po konsultohet nga grupet parlamentare, nga Komisioni për Politikën e Jashtme dhe do të jetë seanca plenare më e afërt e Kuvendit të Shqipërisë që do ta shqyrtojë dhe miratojë.

Zjarr Tv Ad