Balla komenton skandalin e publikuar me pagat marramendëse të zyrtarëve

0
60
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në një konferencë për mediat. Balla ka komentuar edhe skandalin e daljes në shesh të të dhënave personale dhe rrogave të majme.

Ndër to ra në sy edhe fakti se rreth 17 persona me të cilët kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj konsultohej paguheshin me paga shumë të larta. Lidhur me këtë skandal u shpreh edhe Taulant Balla pas pyetjes së bërë nga gazetarja.

Në përgjigjien e dhënë, Balla tha se nuk mund të fliste në rastin kur lidhur me këtë skandal ishin ndërmarrë veprime të caktuara nga prokuroria. Ndërsa më tej tha se kjo ishte një ngjarje që mund të ndodhë edhe në shtete të fuqishme si SHBA të .

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS: Kam nxjerrë konkluzionin e në momentin që prokuroria hap hetimet asnjëri prej nesh nuk duhet të bëjë më komente dhe jam i bindur se personi i përfshirë në këtë përpjekje kriminale për destabilizim. Këto janë të dhëna delicate të cilat prishin marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës. Kujtojmë se shtete shumë të forta si SHBA bien pre e sulmeve kibernetike.

Çdo 1 minutë ndodh një ndërhyrje kibernetik. Mendoj se ndëshkimi më i madh duhet të bëhet në këtë rast që të parandalohen raste të tjera. Besoj se institucionet e drejtësisë duhet të hetojnë edhe deklarimet e rreme sepse i bën mirë një hetimi të plotë të gjithë këtij krimi që ka dëmtuar marrëdhënien shumë të rëndësishme të punëdhënësit dhe punëmarrësit.

Zjarr Tv Ad