Balla konfirmon pazaret Rama-Basha për Vettingun: Do të arrijmë dakortësi

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla konfirmoi pazaret Rama –Basha për zgjatjen e afatit të Vettingut. Balla konfirmoi edhe faktin që Lulzim Basha ka marrë garanci vetëm për ngritjen e komisioneve të posaçme dhe jo për realizimin e propozimeve të opozitës.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka konfirmuar pazaret mes Edi Ramës dhe kryetarit të shkarkuar të PD-së, Lulzim Bashës, për të bashkuar votat për zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut. Në një dalje për mediat, Balla vlerësoi  qëndrimin e mbajtur nga Basha dhe deputetët e tij, ndërsa sulmoi liderin historik të së djathtës, Sali Berishën.

Por, siç ishte paralajmëruar, për votat e Vettingut, Rama i ka dhënë Bashës vetëm ngritjen e komisioneve dhe jo garancinë për të pranuar propozimet e tij. Këtë fakt e la të kuptohej edhe kreu i grupit parlamentar socialist.

Ndërsa marrëdhënia e Partisë Socialiste me Lulzim Bashën në Kuvend është në ditët më të mira, Taulant Balla bëri sulme dhe akuza ndaj  grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike.

Zjarr Tv Ad