Balla letër Ruçit: Dekreti akt flagrant, të shkarkojmë Metën

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një letre drejtuar, kryeparlamentarit Gramoz Ruçi kërkon që Kuvendi në mbledhjen e kësaj jave të diskutojë në lidhje me vendimin e Presidentit Meta për të çdekretuar 30 Qershorin si datë zgjedhjesh.

Sipas Ballës, ky ishte një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me parimet Kushtetuese prandaj duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit.

Më herët, në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS, zëdhënësja e Qeverisë dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali tha se të enjten Partia Socialiste do të zhvillojë një debat të gjerë në parlament rreth vendimit të Presidentit Ilir Meta për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve më 30 qershor. Spiropali tha se do të vazhdojë procedura për të shkarkuar Metën.

Por çfarë thuhet në Kushtetutë për shkarkimin e Presidentit? Në nenin 90, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon rastin kur shkarkohet Presidenti.

“Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra”.

Por në kushtet kur vendit i mungon gjykata Kushtetuese, pasi procesi i vettingu nxorri jashtë sistemit një pjesë të mirë të anëtarëve të saj, rruga duket të jetë më e komplikuar dhe me sa duket maxhoranca po kërkon shtigje të tjera që ia mundësojnë këtë gjë. Kujtojmë se kryeministri Edi Rama u shpreh se “Presidenti ia ka shkruar fatin vetes” dhe se “i ka humbur e drejta për të qendruar në atë zyrë.

Shkarkimi i Presidentit për shkelje të Kushtetutës, pasi vendosi të anulojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit, do e bënte nul dekretin e firmosur nga kreu i shtetit për anulimin e zgjedhjeve vendore në fund të këtij muaji.

 

Zjarr Tv Ad