Balla: Mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar dhe dizinformimi është kthyer në normë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaron se dekretet e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online. Sipas Ballës, bashkëpunimi i mazhorancës me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e të integritetit njerëzor nga shpifja, si edhe të vetë publikut nga dezinformimi. Gjithashtu, Balla thekson se dekretet e Presidentit do të rrëzohen dhe do të vijojë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Dekretet e Presidentit të Republikës mbrojnë nje statukuo, ku shpifja ndaj personit ka triumfuar gjërësisht dhe ku dizinformimi publik është kthyer në normë jetese per shume aktore online, ndërsa bashkëpunimi ynë me OSBE dhe Këshillin e Europës ka synuar dhe do të synojë mbrojtjen e fjalës së lirë e te integritetit njerezor nga shpifja si edhe te vete publikut nga dezinformimi.

Prandaj ne do t’i rrëzojmë dekretet e Presidentit dhe do të vijojmë bashkëpunimin me çdo organizate brenda e jashtë vendit, për çdo përmirësimim te mundshem te legjislacionit “anti-shpifje” në të ardhmen.

Ne jemi në kontakt dhe i falenderojmë kolegët e APKiE qe ia kaluan Komisionit te Venecias tekstin dhe mezi presim ta permirësojmë më tej ligjin me sugjerimet e vyera te Komisionit të Venecias.

Ndërkohë sikurse e kemi thënë, institucionet përkatëse shqiptare do të punojmë ngushtësisht me OSBE per aktet e domosdoshme nënnligjore.

Zjarr Tv Ad