Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Partia Socialiste vendosi të pezullojë takimet e partisë deri në datën 3 prill. Për shkak të situatës nga koronavirusi, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla u ka dërguar një mesazh socialistëve që të anulojnë takimet deri në datën 3 prill.
“Kolegë, në kuadër të masave të domosdoshme për situatën e emergjencës, ju lutem pezulloni të gjitha takimet e partisë deri në datën 3 prill”, shkruan Taulant Balla.
Kjo masë e marrë nga socialistët vjen në një moment që Shqipëria u fut në listën e vendeve me infeksion nga koronavirusi.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse do të ketë pezullim të punës së Kuvendit, megjithëse më herët është deklaruar se ai do të vijojë punën normalisht.