Kryetar i Grupit Parlamentar të PS, Taulanta Balla ndodhet ditën e sotme në Athinë, ku ka zhvilluar një takim me Nënkryetarin e Parë të Parlamentit Helen dhe Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Parlament, si dhe Maria Kefala, Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Greqi – Shqipëri.
Balla shkruan se marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve.
Ndër të tjera ai shkruan se do të ishte një mesazh i rëndësishëm nëse Parlamenti grek do t’u kërkonte zyrtarisht parlamenteve të vendeve anëtare dhe atij europian përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Postiomi i plotë i Ballës:
Athinë, Parlamenti i Greqisë.
Takim me Nikitas Kaklamanis, Nënkryetarin e Parë të Parlamentit Helen dhe Kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Parlament, si dhe Maria Kefala, Kryetaren e Grupit Parlamentar të Miqësisë Greqi – Shqipëri
Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve tona duhet të thellohen edhe në një nivel tjetër të bashkëpunimit mes dy parlamenteve. Konteksti gjeopolitik dhe agresioni rus kundër Ukrainës imponojnë një përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe Greqia kanë reaguar qartazi në dënimin e këtij agresioni dhe mbrojtjen e integritetit territoral të Ukrahinës.
Mbajtja e menjëhershme e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Shqipërinë në kushtet që vendi i ka plotësuar të gjitha kriteret e vendosura nga Bashkimi Europian është domosdoshmëri. Do të ishte një mesazh i rëndësishëm nëse Parlamenti grek do t’u kërkonte zyrtarisht parlamenteve të vendeve anëtare dhe atij europian përshpejtimin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.