Balla në Elbasan: PS, e vetmja parti që i dha gruas dinjitetin e merituar!

0
170
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Partia socialiste është e vetmja parti politike në Shqipëri që gruas i ka dhënë vendin dhe dinjitetin që meriton. Në krahasim me vitin 2013 është rritur me 30%  numri i grave sipërmarrëse dhe drejtuese në ndërmarrje; përfaqësimi i grave në parlament arriti 29% dhe 36% në këshilla bashkiakë”. Kështu tha sot gjatë një takimi me gra sipërmarrëse të Elbasanit, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, duke shtuar se “pas zerimit të TVSH-së dhe Tatim Fitimit, gratë sipërmarrëse sot janë më të sigurta në bizneset e tyre dhe punojnë për të rritur mirëqenien e familjes e padyshim për të rritur punësimin”.

Balla shtoi më tej se në vitin 2013 ku mori pushtetin PS gjeti një sistem pensionesh drejt falimentimit dhe u desh shumë punë për ta çuar në shinat e duhura.

E megjithatë, shtoi Sekretari i Përgjithshëm i PS, pavarësisht edhe vitit të vështirë, Qeveria Shqiptare arriti të indeksojë pensionet. Duke përmendur të gjithë sektorët ku transformimi ka qenë i jashtëzakonshëm si në shëndetësi, arsim, mjedis etj Balla u ndal tek çështja kryesore, punësimi. “Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë është të nxisim punësimin. Por jam krenar sot që numri i sipërmarrjeve që punësojnë gra e vajza në Elbasan është tre herë më i madh; për nga numri i të punësuarve është 5 herë më i madh.

Të gjithë e dimë që në 2013 në Elbasan ishte vetëm një ndërmarrje punësuese, Kurumi që punësonte vetëm burra.”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad