Balla në Greqi: Pse në këto zgjedhje kundërshtari është i vështirë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla ka zhvilluar takime me mbështetësit e selisë rozë, përtej kufirit shqiptar, konkretisht në Selanik të Greqisë.

Në fjalën e tij, ai siguroi mbështetësit e PS-së se zgjedhjet do të mbahen, ndërsa shtoi se kjo garë është  më e vështira, duke dhënë edhe argumentet se pse e cilëson të tillë.

“Zgjedhjet e 30 qershorit, pavarësisht se në dukje nuk kanë një kundërshtar, kundërshtari jonë në këto zgjedhje është më i vështirë se në të gjitha përballjet tona, sepse për fat të mirë kësaj radhe na janë bërë të katër bashkë. Edhe Saliu dhe Iliri edhe Monika dhe Luli”-tha Balla.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste komentoi edhe veprimin e presidentit në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, ku theksoi se Meta sot e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë.

“Sot Ilir Meta e ka humbur të drejtën të qëndrojë në atë zyrë. Ne ja dhamë përgjigjen të enjten në Kuvend. Nëse Ilir Meta u zgjodh me 87 vota, me 100 vota i thamë z. President ke thyer parimet bazë të Kushtetutës tonë. Presidenti nuk ka asnjë lloj të drejte, nuk figuron në asnjë paragraf dhe asnjë fjalë, fjala Çdekret. Ne do ta institucionalizojmë atë që paragrafi i dytë i nenit 19 të Kushtetutës sanksionon se çfarë ndodh kur Presidenti thyen Kushtetutën. Presidenti shkarkohet kur shkel Kushtetutën. Sikurse një qytetar i thjeshtë kur shkel një ligj, kur thyen kodin rrugor, gjobitet. Presidenti kur shkel Kushtetutën shkarkohet.

30 qershori është shumë i rëndësishëm dhe ne nuk do të tërhiqemi. Sa herë vijnë zgjedhjet Luli këtë punë ka. Në 2017 ishte në të njëjtën situatë, por Luli ishte në çadër, por kishte një aleat mes nesh, Ilir Metën. Meta na thoshte ndryshe atij i thoshte ndryshe. Lulit i thoshte mos dil ne na thoshte po mundohem që ta nxjerr. Luli i shkretë 3 muaj brenda dhe situata vajti që nxorëm Lulin nga çadra, shtym zgjedhjet me një javë, votuam ligjin e vettingut, filluam implementimin e reformës në drejtësi e i dhamë Lulit gjysmën e qeverisë. Për çfarë e donte Luli drejtorin e burgjeve si kusht me hyrë në zgjedhje? E mori dhe bëmë një marrëveshje, e cila ishte: “Lulzim merri të gjitha çfarë do, por ke vetëm një kusht. Që kur të përfundojnë zgjedhjet në fund të pranosh rezultatin”.

Zgjedhjet përfunduan, Luli humbi dhe shkuam në Parlament në shtator i dhamë dorën njëri-tjetrit. U çertifikuan zgjedhjet nga OSBE/ODIHR, nga 35 mijë komisionerë dhe nga KQZ u votua 7 me 0 për çertifikimin e rezultatit përfundimtar. Tani teksa po vinin zgjedhjet, Luli u kthye tek avazi i vjetër. Kësaj radhe nuk do gjysmën e qeverisë, por gjithë qeverinë dhe pushtet në tavolinë. Pushtet në tavolinë në demokraci nuk ka, por fitohet me votë.

 

Ne i thamë hyr në zgjedhjet lokale dhe po more 31 bashki bashkë me Monikën dhe Ilrin nga 60 bashkitë e vendit, bujrum shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Luli thotë do të bëhen zgjedhjet kur të jem unë gati. Po sikur të mos bëhet ndonjëherë gati Luli. Luli ska për tu bërë ndonjëherë gati. Ne jemi gati për në 30 qershor dhe ne do të fitojmë zgjedhjet.

Motra e vëllezër, për 30 qershorin Luli ka dhe një hall tjetër. Kryetari i opozitës tonë, Lulzim Basha është marë i pandehur nga Prokuroria. Ky është një rast i rëndë dhe në këto 28 vite demokraci, ky është rasti më i rëndë i përfshirjes së interesave të dyshimta nga një vend që nuk është miqësor me vendet e NATO-s, SHBA dhe me Shqipërinë, teksa dy oligarkë rusë kanë paguar 1 milion dollarë në interes të axhendës aspak pro shqiptare të Lulzim Bashës.

Një rast i tillë ka zemëruar çdo shqiptarë, qoftë socialistë apo demokrat. Nuk e meritojnë demokratët e ndershëm të kenë në krye të partisë së tyre një individ që e ka përfshirë PD-në në moçalet e financimeve të errëta që burojnë nga Rusia. Jam i sigurtë dhe kam qenë i pari që e kam denoncuar këtë rast me bindjen e thellë që Shqipëria duhet të vazhdojë të mbetet një aleat i besueshëm i NATO, SHBA dhe BE. Kjo ka qenë rruga për të cilën shqiptarët u ngritën në 1990 , sepse shqiptarët përpiqen për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa, por Shqipëria si gjithë Europa do të bëhet me punën tuaj dhe përpjekjen e shqiptarëve të ndershëm. Shqipërinë si gjithë Europa në gjithë këto vite e kanë penguar Sali Berisha, Ilir Meta, Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha.

Ne në 30 qershor kemi nevojë për mbështetjen tuaj. Nuk e fsheh pakënaqësinë me punën tonë që ne ende nuk e kemi arritur t’ju sigurojmë ju për ta dhënë votën këtu ku jetoni e punoni. Besoj që nuk ka shqiptarë në çdo cep të vogël që nuk e di që Partia Demokratike ka qenë pengesa jonë e vetme për të mos çuar deri në fund Reformën e vërtetë elektorale në vend. Reforma Elektorale do të bëhet brenda këtij viti dhe pjesë e saj do të jetë vota e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.

Ne kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë me deputetët e rinj të opozitës kalendarin e punës së Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore. Kemi përcaktuar jo pa qellim ditën tonë të pavarsisë 28 nëntorin si ditën e përfundimit të atij komisioni. PS nuk ka vënë asnjë kusht tjetër për këtë reformë, veç votës së emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë. Janë më shumë se 1 e 3 e Shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit dhe me pa të drejtë në këto 28 vite ju është mohuar vendimarrja. Nëse ka një deformim të parimeve demokratike në ved është vetëm mungesa e votës tuaj. Parlamenti dhe qeveria janë legjitime. Jam krenar që PS ka bërë një reformë të thellë në shërbimin konsullor, duke e dixhitalizuar atë ka lehtësuar shumë procedura.

Për të gjitha bashkitë e qarkut të Elbasanit kanë një rëndësi të madhe pjesëmarrja juaj. Pjesëmarrja juaj është një mundësi e mirë për të ndëshkuar me votë gjithë ata politikanë që sot si ‘Don Kishotë’ janë ngritur kundër mohimit të drejtës së shqiptarëve për të bërë zgjedhje. Zgjedhjet nuk mund të anulohen asnjë ditë nuk mund të qëndrojë në bashki një kryetar bashkie përtej datës 10 gusht. I ri përsëris këtu nga Selaniku kryetarëve të bashkive të cilët janë përfaqësues të PD apo të LSI. Të heqin do të nga zbatimi i urdhrave qorr që vijnë nga katërshja, sepse ligji është shumë i ashpër. Kodi Penal përcakton që çdokush që tenton të pengojë zgjedhjet ndëshkohet”-theksoi Balla.

 

Zjarr Tv Ad