Balla në Kuvend: Auditimi i PD-së mbi paratë ruse, për të larë duart! Luli s’flinte gjumë pa pyetur Saliun!

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Debate në seancën plenare të kësaj të hëne lidhur me çështjen e financimit rus të Partisë Demokratike. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se komisioni i auditimit në PD është ngritur “sa për të larë duart”.

Sipas tij, nuk ka mundësi që ish kryeministri Sali Berisha të mos kishte dijeni në rast se Lulzim Basha do të pranonte financime nga Rusia.

“Policia dhe institucione të tjera duhet të kenë informacion. Nuk mjafton komisioni i auditimit të PD-së për të larë duart si Ponc Pilati, se nuk ka burrë nëne që nuk e di se Saliu është brenda në atë histori. Nuk bënte gjë Luli pa e ditur Saliu. Nuk flinte gjumë pa pyet Saliun. Sali është në atë histroi. Nuk ka marrë Luli 500 mijë dollarë nga rusët pa ditur gjë Saliu.

Partitë politike janë instrument kryesor i betejës në demokraci, dhe në momentin që kemi një parti politike të vendosur nën akuzë, duhet të kemi të gjitha instrumentat”, deklaroi Balla.

Por deputeti i PD, Edmond Spaho insistoi se askush përveç Bashës nuk kishte dijeni në PD, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ndërhyrë për t’i mbyllur Bashës dosjen për këtë çështje në Prokurori.

“Fjalët e shumta janë fukarallik. Personi që ka marrë paratë dhe që mezi ia thatë emrin, duhet të ketë kurajon të dalë dhe të thotë nga kanë hyrë dhe nga kanë dalë këto para. Ju jeni ata të cilët ia mbyllët çështjen në prokurori. Të mos bëjmë fjalë këtu dhe t’ia hedhim topin njëri-tjetrit nëse duam të dalë e vërteta si kanë ardhur ato para”, u shpreh Spaho.

Zjarr Tv Ad