Kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Taulant Balla që prej ditës së djeshme ndodhet në Londër për një vizite pune. Gjatë kësaj vizite Kryetari i deputetëve socialistë po zhvillon një sërë takimesh në Parlamentin e Mbreterise së Bashkuar dhe një takim me emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër.
“Detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantojë votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Kam besim se Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore do të miratohet brenda Krishtlindjeve,” tha Balla.
Takimi i parë ishte në Parlamentin Britanik me deputetët Madeleine Moon njëkohesisht Presidentë e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Martin Vickers deputet i Partisë Konservatore dhe John Groghan i cili kryeson edhe Grupin për Shqipërine në Parlamentin britanik.
Temë e bisedimeve ishte ecuria e reformave në Shqipëri, roli konstruktiv i Shqipërisë në Ballkan dhe rruga e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, integrimi i komunitetit të madh shqiptar tashmë në Britani, bashkëpunimi mes dy vendeve, mes Scotlandyard dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar etj.
Ndër të tjera Balla e kuadër të aksionit të ndërmarrë nga socialistët “E gjithë vëmendja për Ju” zhvilloi edhe një takim me shqiptarë që jetojnë në zonën veriore të Londrës. Balla u shpreh se është detyrim i klasës politike shqiptare që për zgjedhjet politike të 2021 të garantojë që edhe ju që jetoni e punoni këtu në Londër, Britani apo kudo jashtë Shqipërisë të keni mundësi të votoni.
Unë besoj që Paketa aktuale e Reformës Zgjedhore e cila përmbledh rekomandimet e OSBE/ODIHR ne 3 raportet e fundit do të miratohet para krishtlindjeve, sepse sic e dini zgjedhjet vendore janë dekretuar tashmë më 30 qershor. Faza tjetër pas përfundimit të rregjistrimit të shqiptarëve jashtë territorit duhet të jenë ndryshimet ligjore për ti hapur rrugë votimit tuaj në vitin 2021.