Balla në Lushnjë: Imagjinoni sikur ne mos ta marrim seriozisht dhe në 7 mars të jetë kryetar bashkie një nga ata të Lulit apo Saliut

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun Fierit, Taulant Balla dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku morën pjesë në një takim me banorët në Lushnje. Aty ku prezantuan kandidaten e PS për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë e Lushnjes, Eriselda Sefa.

Në fjalën e tij Balla u shpreh se gjatë periudhës që Eriselda ka drejtuar bashkinë e Lushnjes shumë problematika të trashëguara filluan të marrin një drejtim tjetër.

“Është shansi që i kemi të dyja këtu për të kuptuar sesa e rëndësishme është që në 6-Mars ta bëjmë bashkë bashkinë me qeverinë. Imagjinoni sikur në 6 mars ne të mos e marrim seriozisht dhe në 7 mars të ngrihemi me një kryetar bashkie, një nga ata o i Lulit o i Saliut dhe Ilir Metës dhe që qeveria nuk mund të punojë me ta sikurse nuk gjetëm dot mënyrën për të punuar me Voltana Ademin në Shkodër.

Duke mos u zgjatur shumë mbi projektet si edhe të lagjes suaj, që do ta quaja arterien kryesore, por kemi biseduar edhe për sheshet brenda lagjeve, rrugicat brenda lagjeve të cilat nuk janë në gjendjen që do kisha dashur ti gjeja në Lushnje.

Që ditën e parë që kam ardhur në Lushnje do kisha dashur të gjeja më shumë punë të kryera por këto kanë qenë mundësitë tona deri tani por besoj dhe e di që ditët dhe muaj në vijim do të na gjejnë me më shumë punë” u shpreh Balla në fjalën e tij.

Zjarr Tv Ad