Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ditën e djeshme mori pjesë në festën e grurit në Fier.
Ai tha se prodhimi vendas do të shitet me një çmim më të lartë, ndërkohë ngriti si problematikë mungesën e një pike grumbullimi të grurit që sipas tij i detyron prodhuesit ta shesin më lirë mallin.
“Ne nuk jemi këtu sot vetëm për festë. Kemi komunikuar dhe me kryepleqtë e fashatrave ose dhe Shoqatat e Bujqëve për të nxitur që ata të jenë më të bashkuar me njëri tjetrin. Këtë vit çmimi i shitjes së grurit do të jetë mbi 50 lekë, që do të thotë se është një çmim dyfish më i larët se viti i kaluar. Besoj se gjithë prodhimi vendas do të shitet dhe do të shitet me një çmim më të larët. Të gjithë fermerët të gjithë bujqit të bëhen bashkë e të mos bien e pre e blerësve. Cilësia e grurit vendas është një cilësi shumë e lartë që të gjithë e kërkojën.
Një gjë që duhet të mundësojmë për vitet më pas është të rrisim kapacitetet e grumbullimit. Bujqit nuk kanë hapsira ku të akumulojnë prodhimin e tyre dhe pastaj për të pritur kohën për ta shitur me një çmim më të mirë. Shpeshherë abuzimi vjen për shkak të pamundësisë për të grumbulluar”, tha Balla.