Balla nis zyrtarizimin e kandidatëve të PS për kryetar Bashkie

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka nisur prezantimin e kandidatëve zyrtarë për kryetar bashkie.
Në Belsh është rikonfirmuar Arif Tafani.
Tafani: Përgjegjësi të rikandidoj. Për 4 vite ne kemi shëndërruar Belshin duke e kthyer në një ndër qytetet më të bukura në Shqipëri.
Në Cërrik është zyrtarizuar kandidat për kryetar Bashkie Andis Salla.
Salla: Tregoj angazhimin ti kthej Cërrikut atë që i mungon.
Në qytetin e Gramshit zyrtarizohet Klodian Taçe.
Taçe: Të vazhdojmë punët e mira të nisura nga Luljeta Dollani.
Në Librazhd rikonfirmohet Kastriot Gurra.
Gurra: Jemi të vendosur të ballafaqohemi me njerëzit për ato që kemi bërë dhe që nuk kemi realizuar ende. Me 30 qershor e fitojmë sërisht Librazhdin.
Ish-kryetari Qazim Sejdini Sejdini përshëndeti zyrtarizimin e Llatjas në Elbasan. Ai u shpreh i bindur se do ta çoj përpara punën e bërë deri më tani.
Kandidati për Bashkinë e Peqinit nuk është zyrtarizuar ende.
Balla është shprehur se janë 4 kandidatë dhe brenda afatit do të vendoset emri i kandidatit.

Zjarr Tv Ad