Balla ofendon rëndë opozitën e Berishës: Jeni të pakonkurueshëm në idiotësi…

0
164
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, ju përgjigj akuzave të opozitës lidhur me deklarata për projektin e Durrësit.

Balla tha se të vetmit që mendojnë për përqindje janë ata që gjithmonë para një projekti mendonin se sa do fitonin.

Sipas Ballës deklarata e opozitës lënë për të dëshiruar, ndërsa ironizoi Kryemadhin, duke theksuar se mazhoranca e ka pyetur dy herë popullin shqiptar për këtë projekt, dhe e ka pyetur në dy zgjedhjet ato të 25 prillit dhe ato të 6 marsit.

“Vesi del me shpirtin, ju ka ngelur mendja tek përqindjet. Më e madhja është se u çua njëra nga partia e lekut këtu dhe tha a e keni pyet popullin, e kemi pyetur dy herë, në 25 prill dhe në 6 mars.

Dhe në të dyja këto beteja elektorale shkohet dhe prezantohet, për popullin e Durrësit e kemi prezantuar që në 2015-n. U çua njëri që bënte si interesant dhe tha si ka mundësi keni sjellë arabët këtu, deklarata të një natyre diskriminuese që nuk i shkojnë për shtat shqiptarëve.

Kur arritët të thoni dhe për portin e NATO-s që është aferë, jeni të pakonkurueshëm në idiotësi”, tha Balla.

Zjarr Tv Ad