Balla: PD dhe LSI, përpjekje për të bllokuar SPAK dhe BKH

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të PS-së, nga Elbasani u shpreh se djegia e mandateve të PD-së dhe LSI-së është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK-un dhe BKH.

Ai u shpreh se tashmë janë futur në fazën përgatitore të fushatës, ndërsa shtoi se mandatet përfaqësojnë vullnetin e popullit dhe djegia e tyre do të thotë injorim i këtij vullneti.

“Shqiptarët në 2017 na dhanë një mandat për të çuar përpara drejtësinë e re. Bojkoti i radhës i PD dhe LSI, i maskuar si djegie mandatesh është përpjekja e radhës për të bllokuar SPAK dhe BKH. Të enjten ne votojmë në seancë plenare strukturat e KLGJ dhe KLP. Ja pse PD dhe LSI po agravohen dhe po sulmojnë institucionet.

Zjarr Tv Ad