Balla: Po dialogut me opozitën, por jo negociata në rrugën pa krye

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nga Elbasani në një takim me strukturat e partisë tha se mazhoranca është e gatshme për dialog në interes të çështjeve madhore të Shqipërisë, por u tregua i prerë se nuk do të ketë kurrë negociata.

“Këtu nga Elbasani, në emrin tuaj u them: Dialog po, ne gjithmonë kemi qenë të hapur për dialog, sepse dialogu në demokraci është një element shumë i rëndësishëm, por jo negociata. Ne nuk mund të negociojmë me ata që në demokraci bëjnë akte terroriste siç është djegia e mandateve të popullit. Në këtë kontekst; ne jemi të gatshëm të dialogojmë për gjërat e mëdha dhe sfidat e mëdha të kombit tonë. Negociata, për rrugën pa krye ku Saliu, Luli e Monika e kanë futur opozitën, ne nuk kemi mundësi të bëjmë”, u shpreh Balla.

Ai shtoi se zgjedhjet lokale janë në 30 qershor, ndërsa për zgjedhjet e zgjedhjet e përgjithshme tha se mund të jenë nga e diela e tretë e qershorit 2021 dhe kurrë më parë.

Sipas tij, nuk ka krizë e as përplasje mes qeverisë dhe opozitës, “Ne s’kemi asnjë lloj konflikti me ta; opozita jonë janë hallet dhe problemet e njerëzve”.

Balla shtoi se të djegësh mandatin e deputetit pa asnjë arsye është t’i vendosësh flakën besimit që të ka dhënë populli “troç tradhti”

Zjarr Tv Ad