Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla u ka kërkuar sot deputetëve socialistë që të mos zihen me kolegët e tyre opozitar që drejtohen nga Lulzim Basha.
Kjo ka qenë një ndër porositë e dhëna në mbledhje, që diskutimet me opozitën në komisionet parlamentare të zhvillohen me tone të qeta.
Mbledhja e kryesisë së grupit parlamentar të PS-së është zhvilluar mëngjesin e sotëm.
Kujtojmë se nuk kanë munguar përplasjet në Komisionet Hetimore, duke veçuar atë për Zgjedhjet e 25 prillit, ku PD dhe PS nuk kanë mundur të bien dakord as për datën e zhvillimit të mbledhjeve.
Po ashtu, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, u bë me dije se ditën e nesërme, në Konferencën e Kryetarëve, do të paraqitet projekt-buxheti.