Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla deklaron se parlamenti mund të jetë vendi ku të mblidhet nesër kryeministri Edi Rama dhe studentët.
Pas thirrjes së studentëve ndaj kryeministrit Edi Rama që të mbledhë parlamentin, Balla shpërndan letrën me “Po” të Ramës dhe thotë se nesër këto pika mund të miratohen. Ai hap parlamentin për studentët. Balla artikulon dhe termin “Pakti për Universitetin”.
“PO! Parlamenti mund të mblidhet nesër me Kryeministrin dhe studentët, të cilët është koha të ulen e të mbyllin Paktin për Universitetin duke nisur nga miratimi i 8 pikave. Uroj që studentët ta bëjnë këtë pa humbur kohë dhe të kthehen në shtëpi me suksesin e protestës së tyre”, shkruan Balla.