Balla: Sa më afër SPAK, më keq bëhen Saliu, Luli, Iliri e Monika

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëherësh dhe Drejtues Politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla edhe një herë theksoi rëndësinë e zgjedhjeve të 30 Qershorit, për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për ndëshkimin me votë të atyre që punojnë kundër integrimit. Nga lagjia ‘Vullnetari” në Elbasan, në takim e radhës electoral Balla tha se sa më shumë afron dita për ngritjen e SPAK, aq më keq bëhen aktorët kryesorë të opozitës.

“60% e shqiptarëve mendojnë sot se protesta e opozitës nuk i bën mirë rrugës europiane të Shqipërisë sepse protesta e opozitës nuk është protestë e popullit. Sa më shumë do afrojë dita për ngritjen e Prokurorisë speciale Antikorrupsion, për ngritjen e Gjykatës së re Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë aq më keq do bëhet Saliu e Luli, Iliri e Monika. Për fat të mirë, tashmë të katërt janë bërë bashkë. Ky është një moment historik për shqiptarët, në 30 Qershor të ndëshkojnë me votë këta politikanë që kanë kaq shumë vite që pengojnë të ardhmen europiane të Shqipërisë. Iliri duhet t’i bërtasë pak Monikës, t’i thotë mos bëjë më rrëmuja dhe u zgjidh halli. Se thotë, do bëhen rrëmuja. Po kush do t’i bëjë rrëmujat? Gruaja.

Po mirë, thuaj gruas mos bëjë rrëmuja dhe rregullohet kjo punë, se pastaj Monika do t’i thotë Lulit dhe u zgjidh. Kështu që, motra dhe vëllezër, 30 Qershori është një ditë shumë e rëndësishme”, deklaroi Balla.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Balla preku një nga problemet më të ndjeshme të kësaj zone, atë të përroit të Zaranikës. Ky përrua ka qenë shqetësim i madh, sidomos për këtë lagje, pasi rrezikonte përmbytjen e saj. Më në fund, Ministria e Bujqësisë miratoi fondin për rikonstruksionin e këtij përroi dhe pritet të nisë puna.

“Dua ta them që në fillim, se për ne ishte shumë e vështirë të vinim, të kërkonim mbështetjen tuaj, nëse sot nuk do të ishim në fazën e fillimit të punimeve për rikonstruksionin e plotë të Zaranikës. Gjatë gjithë takimeve që kemi zhvilluar me banorët, ky ka qenë problemi kryesor që është sjellë në vëmendje. Elbasani, sot në drejtimin e Qazim Sejdinit ka bërë një ndryshim spektakolar. Ky ndryshim patjetër që ka filluar nga qendra, por detyra e Gledit tashmë është ta përfundojë këtë ndryshim në çdo cep të qytetit tonë”, tha Balla.

Edhe kandidati Gledian Llatja foli për projektet e tij për zhvillimin e mëtejshëm të Elbasanit dhe veçanërisht të lagjes “Vullnetari”.

“Ne kemi projekte shumë të mira për të gjithë Bashkinë e Elbasanit, projekte të cilat konsistojnë në infrastrukturën rrugore, këndet e lojërave, shkollat për qytetin në përgjithësi dhe për çdo lagje.

Por ne kemi një sfidë në 30 Qershor, është sfida jonë që të dalim të votojmë PS, të lidhim kontratën mes qytetarëve dhe Kryetarit të Bashkisë dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak”, u shpreh Llatja.

Zjarr Tv Ad