Balla: Shqipëria, i vetmi vend në botë që bën zgjedhje me administratë politike

0
58
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla foli sot në lidhje me reformën zgjedhore dhe problematikat që lidhen me vendin tonë.Ai tha se Shqipëria është i vetmi vend në botë që bën zgjedhje me administratë politike. Ai shtoi ndër të tjera se ka patur raste të partive të përfshira në financime të dyshimta.

Gjatë fjalës së tij në konferencën që u diskutua në lidhje me raportin për zgjedhjet e kaluara ai i kushtoi rëndësi edhe votës së emigrantëve, ku tha se duhet të marrim shembull nga Kosova.

Balla: S’dua që kurrsesi në të ardhnen që Shqipëria te jetë vendi që mban zgjedhje me administrate politike. Besoj këtë lloj mbetje 30 vjeçare ta hedhim në koshin e plehrave. Duhet depolitizuar administrata.

Vota e emigranteve tanë apo bashkëudhëtarëve tanë, eshte e drejta e tyre. Te marrim shembull nga Kosova për zgjedhjet e emigrantëve. Un jam partizan i paepur për financimin e partive poltike, po ka patur raste të partive të përfshira në financime të dyshimta. Edhe pse fushata zhvillot në 1 muaj. Partitë janë në terren gjatë vitit.

Cështja e korrupsionit zgjedhor, mbetet ende shqetësim. Fakti që nismat e drejtësisë kanë konkluduar në disa raste, mendoj që rasteve tu shkohet deri në fund. Në shtator shpresojmë që me konsenus të votojmë të gjitha ndryshimet e kërkuara. Jam i bindur se rregullat që u futën në zgjedhjet e fundit do ndikojnë në zgjedhjet e tjera.

Zjarr Tv Ad