Balla thyen urdhërin e Ramës, shkon për investime në Librazhd, Gjiknuri s’duket kund

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Taulant Balla ka vendosur që sot të shkojë në Librazhd, për të inaguruar një investim në zonë.

TIRANË– Që pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama vendosi një organizim të drejtuesëve politikë të qarqeve. Por mesa duket nuk i janë bindur të gjithë, e në këtë rast “rebeli” është Taulant Balla.

Edhe pse tashmë duhet që të organizojë punën në qarkun e Fierit, Balla ka vendosur që sot të shkojë në Librazhd, për të inaguruar një investim në zonë.

Në Librazhd vazhdon puna për sistemimin e pritës së lumit Shkumbin në pjesën perëndimore të qytetit, e cila do të shërbejë edhe si shëtitore për banorët e Librazhdit,”-shkruan Balla në postimin e tij.

Edhe pse nuk ka më asnjë punë organizative në zonë, duke se Balla shfrytëzon kartën si ‘deputet zone’ për të shkuar sërish në qarkun që e ka drejtuar prej vitesh. Por gjithashtu duhet shtyuar se në asnjë cep nuk duket pasardhësi i tij në detyrë, Damian Gjiknuri.

Çfarë do ta pengonte që ta merrte dhe të më vete në takimet me qytetarët e zonës? Herën e fundit, ditën e Çlirimit të Elbasanit, të dy bashkë dolën. Mesa duket ky është rregulli, për festa po, për investime jo. Gjithë meritat i merr Balla.

Zjarr Tv Ad