Balla tregon forcën: Në demokraci vendos shumica, Luli dhe Mona se kanë hallin te Teatri

0
197

Për kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla debati për çështjen e Teatrit Kombëtar është i panevojshëm, pasi diskutimet mbi të kanë nisur 20 vjet më parë.

Balla: Mbarsja me kaq shumë zell i çështjes së Teatrit Kombëtrar që ka 20 vjet që diskutohet dhe ne jemi në fillim të punës për ti dhuruar Tiranës dhe Shqipërisë një Teatër Kombëtar siç i ka hije kryeqytetit besoj se këtu ka mbaruar diskutimi dhe të gjithë ata që qajnë ditën dhe qeshin natën sikur ju dhemb shpirti për teatrin mendoj se ish-godina e Teatrit Kombëtar ishte godinë që nisi si kazermë për ushtrinë pushtuese italiane dhe nuk i bënte nder aspak kryeqytetit të Shqipërisë në 2020. Në 100 vjetorin e Tiranës fillimi i punimeve të ndërtesës së Teatrit Kombëtar i bën nder.

I pyetur se pse u nxitua për shembjen e tij,  pa marrë kredinë dhe pa blerë projektin dhe pse nuk u pyet me referendum populli i Tiranës,Pse nuk bëtë referendum

Balla: Populli qeveris me përfaqësim, populli i Tiranës ka votuar në 30 qershor për të mandatuar Këshillin bashkiak të Tiranës, ka votuar në 2017 për të mandatuar këtë qeveri për të drejtuar vendin. Nëse do kishte pasur kërkesë për referendum kjo kërkesë duhet të depozitohej dhe të plotësonte të gjitha kriteret e domosdoshme. Shqiptarët nuk mund ti marrin për budallenj as Luli dhe as Monika, që vetëm te teatrin nuk e kanë hallin. Po ta kishin  hallin do kishin fjetur te teatri të paktën. Në demokraci vendos shumica dhe pakica duhet të respektojë vendimin e shumicës.

Ndërsa për padinë në Kushtetuese të Presidentit, Balla ka këtë koment.

Balla: Në Kushteteuse deri tani ka një ankimim nga Presidenti për ligjin që ka kaluar në Kuvend, i cili ka humbur të gjitha efektet sepse ka ezauruar të gjitha afatet. U kërkua me zell që të mos ndërtohej me PPP por  nga shteti. Tani që po e ndërton shteti, thonë pse po e ndërton? Po si e doni? Teatri do të bëhet.

Në seancën e ditës se nesërme me shumë gjasa nuk do të mungojë edhe një interpelancë urgjente me kryeministrin për shembjen e teatrit.

Balla: Kërkesa e një deputeti apo grupi deputetësh kur bëhet fjalë për interpelancë urgjente pranohet automatikisht, hyn me menjëherë në punën parlamentare për tu ekzekutuar. Nuk ka pranon mazhoranca apo jo por respektohet terësisht e drejta e opozitës për tu planifikuar. Nëse është depozituar sot nuk hyn në rregullat e përcaktuara se duhet të jetë depozituar 48 orë para. Vlerësoj faktin që në një vend demokratik këto janë mekanizmat që duhet të ndjekin të gjithë ata që i duan të mirën Shqipërisë. Çdo diskutim dhe debat duhet zhvilluar brenda institucioneve, edhe një diskutim brenda kuvendit ëdhtë i domosdoshëm dhe i bën  mirë sqarimit tyë kësaj çështje.