Ballist Morina mbështet Sali Berishën pas replikave me Yuri Kim: Mos u dorëzo bisha…

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Që kur ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, u shpall “non grata”, nga DASH, të shumtë kanë qenë përkrahësit dhe simpantizantët, që i kanë dhënë kurajo që të vazhdojë betejat.

Sot, Berisha i ktheu përgjigje ambasadores amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila në mënyrë indirekte i ka kërkuar Lulzim Bashës, ta përjashtojë nga grupi Parlamentar i PD-së.

Në mesin e komenteve të shumta, në profilin e ish-kreut të qeverisë shqiptare Berisha, bie në sy edhe komenti i patriotit të Beogradit, njeriut që ngriti flamurin kuq e zi në mes të Serbisë, Ballist Morina.

“Mos u dorëzo bisha”, shkruan Morina në komentin e tij, që e shoqëron edhe me një flamur shqiptar. Ditën e djeshme, ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim, ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha, në selinë blu.

Pas mbledhjes, Kim kërkoi në mënyrë indirekte që Basha të hiqte nga lista e deputetëve Sali Berishën. Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryeministrit Berisha, që tha se deklarata e Kim është fyerje ndaj çdo demokrati dhe shqiptari. Berisha tha gjithashtu, se gjithçka e thënë në adresë të tij është shpifje e trillim, pasi nuk ka as edhe një provë të vetme.

Zjarr Tv Ad