Balliu: Basha duhet të ikë e t’i hapë rrugë zgjedhjeve. Vota do ta vendosë kush do ta drejtojë partinë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në RTV Ora, Klevis Balliu, deputet i PD-së u shpreh se zgjidhja e vetme për problemin në Partinë Demokratike është vota.

Ai tha se partia duhet të bashkohet për të rikthyer votën dhe logon e PD-së, sepse sot është marrë peng nga një person që u tregua në 6 mars nuk ka mbështetje.

Balliu: Nuk asgjë të keqe që disa miq vijnë dhe janë të shqetësuar për situatën në PD dhe mundohen të këshillojnë dhe të jenë zgjidhje për këtë proces. PD-ja duhet të jetë e aftë si një parti që e ka drejtuar vendin për t’i zgjidhur problematikat e saj. Zgjidhja është: nuk ka rëndësi se kush vjen dhe nga vjen pasi zgjidhja është vota. Ai që ka shumicën vazhdon dhe drejton partinë. Problemi këtu është se kemi një person që ka mungesë mbështetje, mundohet ta mbajë peng partinë dhe logon e saj. Zgjidhja është bashkimi i partisë që vjen vetëm me votë.

Ne jemi të hapur për çdo mendim ndryshe, prandaj kemi votuar edhe për fraksione në PD. Të bashkohemi për të rikthyer votën dhe logon e PD-së, sepse sot është marrë peng nga një person që u tregua në 6 mars nuk ka mbështetje. 6 marsi rrëzoi Lul Bashën dhe jo PD-në. Basha është nëpunës i Edi Ramës. Demokratët nuk bëhen dot budallenj nga Rama dhe Basha dhe kjo është vërtetuar tashmë në 6 mars.

Balliu shtoi se Lulzim Basha është i shkarkuar dhe se ai duhet të ikë dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve, pasi kush do të kandidojë dhe kush do të fitojë atëherë e vendos vota.

Balliu: Lulzim Basha është i shkarkuar. Basha duhet të ikë dhe t’i hapet rrugë zgjedhjeve. Se kush do të kandidojë dhe kush do të fitojë atëherë e vendos vota. Nuk flasim për kult individi këtu. PD-ja përfaqësohet nga anëtarët e saj dhe jo skemat e Edi Ramës me nëpunësin e tij, Lul Brava. Tashmë është vërtetuar se demokratët dhe delegatët ishin aty në 11 dhjetor dhe se statuti i asaj date qëndron. Prandaj Basha duhet të largohet që shpëtohet partia se nuk është pronë e tij.

Zjarr Tv Ad