Ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu duke folur për ‘Edicionin e Pasdites’ me Armela Ferkon në SYRI TV është shprehur se zgjedhjet për kryetarë dege, kanë treguar se baza po shkon drejt bashkimit.
Balliu tregoi se në shumicën e degëve të PD-së në zgjedhjet për kryetar ka pasur më shumë votues se sa në referendumin e 18 dhjetori, duke treguar se demokratët janë duke u bashkuar mes tyre.
Presidenti i ri/ Boçi: Proces teatral, përfshihemi vetëm me kushtin që opozita të jetë propozuese e emrit!
Ai theksoi, se deputetët duhet të ndjekin shembullin e bazës.
‘Po ndodh, ajo që ne kemi paralajmëruar. Demokratët po bashkohen me njëri-tjetrin, me anë të votës. Kjo u duk edhe në degën 13 në Tiranë, ku kandidatët kishin mendime të ndryshme si për lëvizjen e ‘Foltores’, Rithemelimin dhe kanë qenë edhe me Bashën, dhe në fund ata kandiduan dhe u shpall fituesi. Në fund ata i dhanë dorën njëri-tjetrit.
Në pjesën dërrmuese të degëve, pjesëmarrja është më e lartë edhe se ajo në Referendumin e 18 dhjetorit. Kjo tregon bashkimin e demokratëve, duke sjellë edhe rritjen e pjesëmarrjes së të më shumë demokratëve në këtë proces.
Bashkimi mes të gjithë demokratëve nuk është i largët, por është shumë i afërt. Themeli i PD-së është baza, anëtarët. Pa ta nuk ka PD. Deputetët kanë detyrime ndaj bazës dhe duhet të marrin shembull nga baza që të bashkohen’, – deklaroi , Klevis Balliu.